Ambasadori suedez flet për vrasjen e Liridona Ademajt

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 20:15
Ambasadori suedez flet për vrasjen e Liridona Ademajt

Vrasjen e Liridona Ademajt, shtetase suedeze, e ka komentuar amabasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, i cili tha se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e këtij rasti, të cilin cilësoi “mister”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë  rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, tha ai.

I pyetur nëse shteti suedez do të kërkojë ekstradimin e bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli, ambasadori tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.

Ngjarja e cila tronditi opinionin javën që shkoi ku Liridona Ademaj u vra derisa i dyshuar për planin e vrasjes së saj tashmë është bashkëshorti i saj Naim Murseli, e i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me nipin e tij kanë paguar një shumë të hollash për ta vrarë Liridonën.

(Kosova Sot Online)