Zemaj: Qeveria Kurti e ka harruar shëndetësinë

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 20:40
Zemaj: Qeveria Kurti e ka harruar shëndetësinë

Në një konferencë për media deputeti Armend Zemaj ka deklaruar se Ligjin për Shëndetësi dhe për atë për sigurimet shëndetësore, ministri Arben Vitia i ka larguar nga Strategjia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo qeveri nëse shumë pak ka punuar në fusha të tjera, në shëndetësi nuk po ka punuar fare. Ja faktet të cilat tregojnë që nuk ka punuar fare, për tri vite janë ndërruar tre ministra, nuk ka as një strategji në shëndet, më shumë se 200 mjekë po na ikin çdo vit.

Zemaj përmendi edhe zvarritjen e procesit për Fondin Shëndetësor.

“Fondi shëndetësor të cilin e ka premtuar ministri Vitia që tri vjet nuk e kemi askund, e madje lajmi kryesor i ditës, që po e them për herë të parë në këtë konferencë është se pikërisht ky ministër e ka larguar nga strategjia ligjin për shëndetësi dhe ligjin për sigurimet shëndetësore.

Për fund ai nuk harroi të përmend edhe disa statistika të nxjerra nga Raporti i Auditimit, që sipas tij vërtetuan 36 parregullsi në menaxhimin e kontratave e pagesave.

(Kosova Sot Online)