Vdes policja Miradije Berisha, Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 11:55
Vdes policja Miradije Berisha, Sindikata e Policisë shpreh ngushëllime

Ka ndërruar jetë, pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Miradije Berisha, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e pjesëtares.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtares së policisë Miradije Berisha, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, ka shkruar Sindikata e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)