Albulen Haxhiu: Burrat patriarkal po i vrasin gratë

  • S.A /
  • 09 December 2023 - 12:21
Albulen Haxhiu: Burrat patriarkal po i vrasin gratë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se vrasja e Liridona Ademjat është krim i rëndë dhe femicid, për të cilin kërkohet drejtësi, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo në mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje.

“Pabarazia gjinore e rrënjosur thellë në strukturën shoqërore herë pas here na shpërfaqet në mënyrën më monstrume siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Liridonës.

Burrat patriarkal po i vrasin gratë, gratë po vriten nga burrat apo partnerët e tyre, ky është krim i rëndë, ky është femicid, për këtë rast dhe për secilin rast kërkojmë drejtësi….kushdo që me ose pa vetëdije i hyn diskutimit pse një burrë ushtron dhunë ose pse një burrë vret një grua, është duke tentuar ta justifikoj dorasin, është duke tentuar ta normalizoj dhunën dhe të tillë që e fajësojnë viktimën janë në anën e dhunuesve”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online )