Protesta para Qeverisë, këto janë kërkesat e policëve

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 12:59
Protesta para Qeverisë, këto janë kërkesat e policëve

Njësitet më elitare të Policisë së Kosovës dhe Sindikata e Policisë, kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kërkesat e tyre i ka shpalosur Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri.

Zeqiri i tha se presin që Qeveria t’i ftojë në takim për të gjetur një zgjidhje për këto kërkesa.

Më poshtë gjeni 14 kërkesat që prezantoi Zeqiri:

-Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, siç janë: veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objekte policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore, automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

-Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe të mos varet vetëm nga një vend apo lokacion si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmërinë në punë të jetë 25 deri në 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet një komision i cili do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rezikshmëri

-Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte në tregun e punës

-Ligji për pensionim në moshën 55-vjecare të jetë i njëjtë me Ligjin për FSK’në

-Sigurimin jetësor dhe rritjen në fondin e buxhetit të Policisë për shërbime shëndetësore , me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shpenzime tjera

-Invadiliteti i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detuyrës zyrtarë, kërkojnë që të krijohet nmjë fond apo caktimi I një shume apo mjete financiare për shkallën e invadilitetit.

-Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike

-Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe jo në mënyrë selective, por për të gjithë barabartë.

-Pagesa e udhëtimit tëe atyre që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në punë

-Shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit. Këtë e bazojmë në vendimin juridik të Gjykatës Supreme.

-Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë dhe poashtu njohja e kualifikimit shkollor

-Të rikthehet paga përcjellëse për zyrtarët që pensionohen

– Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë

-Përkujdesja për mirëqenien e për familjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë në krye të detyrës zyrtare apo janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si pshs shkollimi I fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarët e familjes së ngushtë dhe sigurimi i vendbanimit, nëse nuk kanë

(Kosova Sot Online)