Kearns: Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 14:13
Kearns: Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pasi organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletëarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq dhe të tjerëve, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kearns ka thënë se Radojiçiq tashmë është rrëfyer dhe se duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë.

“Interpoli ka lëshuar një njoftim të kuq për Milan Radoiçiqin dhe të tjerët që qëndrojnë pas sulmit terrorist në Banjskë dhe vrasjes së policit kosovar Afrim Bunjaku. Radoiçiq tashmë e ka rrëfyer dhe duhet të ekstradohet në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij për t’u përballur me drejtësinë”, ka shkruar Kearns.

(Kosova Sot Online)