Hykmete Bajrami Nënkryetare e LDK’së: Do të punoj me nder e përgjegjësi

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 14:27
Hykmete Bajrami Nënkryetare e LDK’së: Do të punoj me nder e përgjegjësi

Hykmete Bajrami ka njoftuar se është zgjedhur Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami ka thënë se këtë funksion e konsideron përgjegjësi “për shkak se në Lidhjen Demokratike të Kosovës këtë pozitë e kanë mbajtur njerëzit që kanë bërë histori si Fehmi Agani, Nekibe Kelmendi e Sabri Hamiti si dhe plot gra e burra tjerë që kanë lënë gjurmë në themelet e Republikës së Kosovës”.

Tutje, Bajarami tha se do të punoj me nder e përgjegjësi për të mirën e përbashkët.

Postimi i plotë:

Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës

Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot jam votuar nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, për Nënkryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së themeluar dhe drejtuar në kohë të rënda e të vështira nga Ibrahim Rugova me njerëzit më të mirë të këtij vendi.

Funksionin e Nënkryetares së LDK-së e konsideroj përgjegjësi për shkak se në Lidhjen Demokratike të Kosovës këtë pozitë e kanë mbajtur njerëzit që kanë bërë histori si Fehmi Agani, Nekibe Kelmendi e Sabri Hamiti si dhe plot gra e burra tjerë që kanë lënë gjurmë në themelet e Republikës së Kosovës.

Do të punoj, sikurse deri më sot, edhe sot e tutje me nder e përgjegjësi për të mirën e përbashkët, për Republikën e Kosovës, për të sotmen dhe të ardhmen e gjithë qytetarëve të Republikës.

Lidhja Demokratike e themeluar në kohë të rënda për Kosovën është vula e të gjitha proceseve – Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë – për më shumë se tri dekada.

Prandaj, rruga e nisur nga Ibrahim Rugova e Fehmi Agani, të pasuar nga Nekibe Kelmendi dhe nga gratë e burrat më të mirë të këtij vendi do të vazhdojë me “Rrugën e Re”, me rrugën që sot i duhet Republikës së Kosovës.

“Rruga e Re” e LDK-së është rruga e qytetarëve të Kosovës, është rruga e Republikës së Kosovës. Është rruga që do ta ndalë degradimin, keqqeverisjen dhe kthen Kosovën drejt zhvillimit, drejt integrimeve, drejt miqësisë së përhershme me miqtë më të mirë të Kosovës siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e BE-së dhe bota demokratike.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

(Kosova Sot Online)