Kurti në Kongresin e SPD takon Kancelarin Scholz, flet për raportet Kosovë-Gjermani

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 14:44
Kurti në Kongresin e SPD takon Kancelarin Scholz, flet për raportet Kosovë-Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin për takimin me Scholz, Kurti tha se është nënvizuar fuqia e marrëdhënieve dypalëshe.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin e Gjermanisë, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti pas takimit me Scholz.

(Kosova Sot Online)