Daut Haradinaj pas protestës së policëve: Turp për këtë qeveri injorantësh

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 15:46
Daut Haradinaj pas protestës së policëve: Turp për këtë qeveri injorantësh

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj,  ka reaguar pas protestës që kanë mbajtur sot policët para Qeverisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haradinaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të thërras një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me këtë temë.

“Vepro kryeministër! Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë! Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)