Arrestohet një i dyshuar pasi ia dogji lokalin familjes së gruas

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 10:16
Arrestohet një i dyshuar pasi ia dogji lokalin familjes së gruas

Mbrëmë një lokal është kapluar nga flakët në Zubin Potok, ka njoftuar Policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas hetimeve preliminare dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar atë.

Ai dyshohet se ka tentuar t’ia vë flakën edhe shtëpisë private të pronarit të lokalit.

Të dyshuarit i janë konfiskuar: një shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe dy shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Ndërsa në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një radiolidhje, një uniformë ushtarake, dy pllaka të antiplumit, një palë trenerka me njolla gjaku dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Policia thotë se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)