Publikohet plani anti-Sunak, Boris Johnson rikthehet si kryeministër

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 15:00
Publikohet plani anti-Sunak, Boris Johnson rikthehet si kryeministër

Mbi pjatat me ravioli dhe mëlçi viçi, të shoqëruara me verë të kuqe nga Italia e jugut, armiqtë politikë të Rishi Sunak kanë komplotuar lëvizjen e tyre të radhës kundër qeverisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Te restoranti Giovanni’s i aristokratit siçilian Konti Pino Ragona në Covent Garden të Londrës sipas DailyMail nga Konservatorët që qëndrojnë kundër Sunak është thurur një plan për rrëzimin e kryeministrit para zgjedhjeve parlamentare.

Komplotistët janë një grup deputetësh dhe strategësh politikë, të cilët kanë lëshuar një rrëke titujsh në media që dëmtojnë Sunak, duke lëkundur Downing Street pas shkarkimit të Suella Braverman si Sekretare e Brendshme.

Letra e saj brutale personale e ndarjes u pasua nga dorëheqja e Ministrit të Emigracionit Robert Jenrick dhe tashmë brenda partisë ka një front që punon qartë e pastër kundër Sunak.

Mes këtyre raportimeve, një tjetër lajm i bujshëm është ai i një plani për të rikthyer Boris Johnson si kryeministër, madje duke marrë në konsideratë edhe një binjakëzim lidershipi me “babain” e Brexit, Nigel Farage.

(Kosova Sot Online)