Shërbimi Korrektues i Kosovës jep detaje ku ndodhen Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 16:50
Shërbimi Korrektues i Kosovës jep detaje ku ndodhen Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla

Për t’i sqaruar të gjitha rrethanat” lidhur me incidentet e sotme në Brugun e Sigurisë së Lartë, atje ku po mbahen Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt,  Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se e ka themeluar një komision hetimor,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

SHKK tha se “do të vazhdojë ta mbajë publikun e informuar” mbi këtë rast, ndërsa tregon edhe një herë se ka pasur tentim-sulm ndaj Granit Plavës, i cili dyshohet se është dorasi në rastin e ekzekutimit të 30-vjeçares.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se personat e dyshuar për vrasjen e të ndjerës L.A, janë të shpërndarë në tri qendra korrektuese dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit kanë nivel të lartë sigurisë”, thuhet në reagimin e Shërbimit Korrektues.

“Njoftojmë se ndaj të paraburgosurit G.P, ka pasur vetëm tentim për ta sulmuar gjatë kohës së paraparë për shëtitje. Po ashtu, njoftojmë se nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim, e as për vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, stafi ka reaguar me kohë”, thuhet më tej në njoftim.

(Kosova Sot Online)