Berisha: Proces integrimi me Edi Ramën nuk ka

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 17:02
Berisha: Proces integrimi me Edi Ramën nuk ka

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh që tregon se procesi i integrimit është në rrezik të madh për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij të dyshimta me botën e krimit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Postimi:

Proces integrimi me Edi Ramën nuk ka, për shkak të vendosjes së një diktature të bazuar mbi bandat, krimin dhe drogën. #sb

Edi Rama i cili u foli shqiptarëve me zotimin solemn se do tu vjedhë më shumë, do tu mashtrojë më shumë dhe do tu përzë me shumë nga ky vend. U ndal gjerësisht në integrimin, proces të cilin ai me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, me Sinaloan e Meksikës, me Bjarat e Shkodrës, me bandat e Durrësit dhe të Elbasanit, me Olsin e tij dhe Xibrakën, me vjedhjet tashme famoze me Dubai – City-n e tij me të cilin do të krijojë, lavatriçen më të madhe ne Evropë, të parave të drogës dhe të vjedhjeve që ka bërë ortaku me vëllain e tij.

E vërteta është se proces integrimi me Edi Ramën nuk ka. Dhe gjithë ajo që dëgjuan shqiptarët, një parapërgatitje të tyre për një jo të ardhshme për hapjen e negociatave. Për shkak të vendosjes së një diktature të bazuar në Bandën, Krimin dhe Drogën.

(Kosova Sot Online)