Haxhiu: Do ta vazhdojmë punën për mbrojtjen e jetëve të grave dhe vajzave

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 17:30
Haxhiu: Do ta vazhdojmë punën për mbrojtjen e jetëve të grave dhe vajzave

Në përmbyllje të “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se  dhuna nuk do të normalizohet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haxhiu ka theksuar se angazhimi dhe fushata kundër dhunës do të vazhdojnë.

“Si ministre jam e shqetësuar për rastet e dhunës dhe femicidit. Do ta vazhdojmë punën dhe koordinimin institucional për mbrojtjen e jetëve të grave dhe vajzave”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, ndërgjegjësimi kolektiv dhe efikasiteti institucional do ta bëjnë Kosovën vend të sigurt për gratë dhe vajzat.

Ajo ndër tjerash tha se “beteja për ta eliminuar dhunën në bazë gjinore është e përhershme”.

(Kosova Sot Online)