Kështu do të jetë moti sot në Kosovë, ja ku do të bie borë

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 08:12
Kështu do të jetë moti sot në Kosovë, ja ku do të bie borë

Sot në Kosovë moti do të jetë me mjegull në ultësira që mund të mbesin edhe gjatë ditës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, më vonë vransirat shtohen, me mundësi për reshje shiu e bore përreth viseve malore.

“11.12 – Mjegull në ultësira që mund të mbetet edhe gjatë ditës. Në pjesë tjera intervale më të gjata me diell. Më vonë vransirat shtohen, me mundësi për reshje shiu e bore përreth viseve malore në perëndim e veri të vendit”, thuhet më njoftimin e Prishtina Ëeather.

(Kosova Sot Online)