Suharekë: 71-vjeçari vdes aksidentalisht, ra nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 08:21
Suharekë: 71-vjeçari vdes aksidentalisht,  ra nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra

Një 71 vjeçar ka vdekur aksidentalisht dje në Mushtisht të Suharekës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë ka rënë nga një pemë, prej lartësisë 2-3 metra, ku prej lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit.

“Sot me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marrë informtën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë , nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

“Lidhur me rastin është hapur rast vdekje aksidentale. Me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)