Mbyllet rruga ku ndodhi aksidenti i rëndë, krijohen kolona të gjata

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 08:39
Mbyllet rruga ku ndodhi aksidenti i rëndë, krijohen kolona të gjata

Aksidenti i rëndë në autostradën Prishtinë – Podujevë, ka krijuar kolona të gjata, transmeton "Kosova Sot Online".

Në ëkëtë aksident zinxhiror u përfshinë dhjetëra makina e kamionë.

Ky aksident ka ndodhur në autostradën që ndodhet në Fushë Kosovë e që e lidh Prishtinën me Podujevë.

Kolonat kilometërshe, janë vërejtur edhe në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Nga policia kanë konfirmuar se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.

“Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)