Pejë: Një 23 vjeçare me probleme mendore dyshohet se është dhunuar

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 09:14
Pejë: Një 23 vjeçare me probleme mendore dyshohet se është dhunuar

Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore dyshohet se është dhunuar në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)