Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohen dy persona të dyshuar

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 09:45
Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohen dy persona të dyshuar

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Vitomericë të Pejës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person raportuar se derisa ka qenë duke vozitur, dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për të lënduar.

Të dyshuarit janë arrestuar.

“VRASJE NË TENTATIVË- Vitomiricë – Pejë. 10.12.2023 – 01:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga një lokal dy të dyshuar meshkuj kosovarë kishin shtënë me armë zjarri dhe si pasojë vetura e tij në pjesën e pasme ishte goditur nga predhat e fishekëve. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)