Deputeti i Bundestagut gjerman takohet me Kurtin: E falënderova për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 10:34
Deputeti i Bundestagut gjerman takohet me Kurtin: E falënderova për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë

Deputeti i Bundestagut gjerman, Nils Schmid është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Schmid që është edhe zëdhënësi i politikës së jashtme të SPD-së, ka shkruar për këtë takim dhe falënderimin që i ka bërë Kurtit.

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Në bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe e falënderova për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike dhe përkushtimin e tij ndaj Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në ‘X’.

(Kosova Sot Online)