Hetemi për administratën e kaluar: S’kemi prekur asgjë të tyre, as shishet me alkool, as librat e as flamujt e Serbisë

  • S.A /
  • 11 December 2023 - 12:36
Hetemi për administratën e kaluar: S’kemi prekur asgjë të tyre, as shishet me alkool, as librat e as flamujt e Serbisë

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, tha se nuk ka prekur asgjë nga gjërat që kanë mbetur nga administrata e kaluar, përfshirë edhe dhjetëra shishe me pije alkoolike, transmeton "Kosova Sot Online"..

“Nuk kemi prekur asgjë, as pijet alkoolike, librat, flamujt e Serbisë e as pikturat”, tha Hetemi duke treguar tri kuti me flamuj të Serbisë dhe simbole tjera. 

“Kur ata të kthehen do të gjejnë gjithçka siç i kanë lënë, sepse nuk duam që të shkatërrojmë gjithçka”, tha ai për Reuters.

(Kosova Sot Online )