Kryeministri Kurti shkruan për vizitën në Berlin, jep detaje për takimet që pati atje

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 12:57
Kryeministri Kurti shkruan për vizitën në Berlin, jep detaje për takimet që pati atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për vizitën e tij në Berlin, ku së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku dhe nënkryetaren e dytë të VV-së, Mirka Limani-Myrtaj, morën pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Atje, Kurti u takua edhe me kancelarin Olaf Scholz.

Gjithashtu, shefi i ekzekutivit kosovar është takuar edhe me mërgatën shqiptare që jeton atje, ku tregoi se biseduan mbi një mori temash.

(Kosova Sot Online)