Haxhi Shala akoma ndodhet në zyret e EULEX’it

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 13:01
Haxhi Shala akoma ndodhet në zyret e EULEX’it

Ish deputeti, Haxhi Shala, akoma ndodhet në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kështu tha Metush Kryeziu, kryetar i degës së OVL- UÇK’së në Malishevë.

“Jam në kontakt me djalë të tij, por ende s’kemi informacione”, tha ai.

Kur u pyet nëse ekziston mundësia që Shala të dërgohet sot në Hagë, Kryeziu tha “çka s’pritet prej tyre”.

“Ende ndodhet në EULEX”, tha ai, derisa bëri të ditur se nuk e di se për çfarë dyshohet Shala.

(Kosova Sot Online)