Aktivistja shqiptare: Prindërit e Naim Murselit, në këto momente janë bashkë me fëmijët në Suedi

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 13:29
Aktivistja shqiptare: Prindërit e Naim Murselit, në këto momente janë bashkë me fëmijët në Suedi

Elena Bogëjani, aktiviste shqiptare në Suedi, ka treguar se dy fëmijët e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit, aktualisht gjenden në Suedi bashkë me gjyshërit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se prindërit e Naim Murselit, në këto momente janë bashkë me fëmijët në Suedi.

“Prindërit e mi e kanë parë në avion, e kishin njohur atë (Shaban Murselin) nga intervistat. Ishin bashkë me të dy fëmijët dhe tani janë në Suedi. Pra prindërit e Naim Murselit, në këto momente janë bashkë me fëmijët në Suedi. Është enigmatike, është thënë se ata kanë thënë se duan të jetojnë në Kosovë, por janë disa persona që e kanë thënë këtë, por, janë ca rregulla që duhet ndërmarrë këtu në Suedi”, u shpreh ajo në një intervistë.

“Gjyshi i tyre Shaban Murseli ka deklaruar menjëherë që sapo të kryhen procedurat do të vijnë në Suedi. Fëmijët nuk kanë humb vetëm nënën por dhe babin. Kanë nevojë ta kuptojnë situatën. Gjyshërit janë treguar shumë përgjegjës. Do të bëhet një vlerësim, ku do të ketë psikologë, pedagogë, si dhe një person ligjor”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)