A u gjet vërtetë litari në qelinë e vrasësit të Liridonës? Flet avokati

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 14:01
A u gjet vërtetë litari në qelinë e vrasësit të Liridonës? Flet avokati

Avokati Meshar Selimaj ishte mëngjesin e kësaj të hëne në “Good Morning Albanians” për të folur rreth tentativës për të dhunuar në burg Granit Plavën, i akuzuar si ekzekutori i Liridona Ademajt.

Avokati tha se nëpër media u fol edhe se në burg, të akuzuarit për vrasje i ishte gjetur edhe një litar për vetëvarje, gjë që sipas avokatit nuk është e vërtetë e nuk është raportuar nga policia.

“Nga aq sa kam parë nëpër mediat e shkruara elektronike, lajmi për gjetjen e një litari është i pavërtetë. Nuk vërtetohet të paktën nga shërbimi korrektues i Kosovës, pra organi i cili drejton burgjet në Kosovë, nuk është thënë se një gjë tillë është e saktë.

Qendrat e paraburgimit në Kosovë, e përbëjnë një rregull të dukshëm në masë të madhe, sidomos në rastet e ndjeshme dhe të pandehurit në mbajtje të masës së paraburgimit, parimisht dhe praktikisht ndahen nga njëri-tjetri”,-tha avokati.

(Kosova Sot Online)