Kush është fajtor për aksidentin në autostradën 'Ibrahim Rugova'?

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 14:21
Kush është fajtor për aksidentin në autostradën 'Ibrahim Rugova'?

Për aksidentin që ndodhi sot në mëngjes në autostradën Ibrahim Rugova, ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka deklaruar se janë përfshirë 14 vetura dhe s pasojë e këtij aksidenti raportohet se ka persona të lënduar.

 

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë të ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe për persona të lënduar.”

Ai ka thënë se rruga është e bllokuar përkohësisht.

“Kjo rruge eshte bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për tu marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”.

(Kosova Sot Online)