Rohde falënderon Kosovën dhe Kurtin për strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë

  • E.K /
  • 11 December 2023 - 14:59
Rohde falënderon Kosovën dhe Kurtin për strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën dhe kryministrin, Albin Kurtin për sigurimin e strehimit për gazetarët ukrainas dhe afganë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mbështetja e lirisë së medias globale është një nga vlerat tona thelbësore! Falënderim i madh për Kosovën dhe Albin Kurtin për sigurimin e strehimit për gazetarët ukrainas dhe afganë, zbatuar nga AGK dhe ECPMF me mbështetje financiare nga Gjermania përmes Iniciativës Hannah Arendt”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)