Detaje për rastin e 25 vjeçares që dyshohet se u dhunua: Spitali në Pejë ushtonte nga britmat e saj

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 15:37
Detaje për rastin e 25 vjeçares që dyshohet se u dhunua: Spitali në Pejë ushtonte nga britmat e saj

Për një rast të tmerrshëm që ka nodhur gjatë kohes sa ishte në spitalin e Pejës, ka treguar asambleisti i VV-së në Kuvendin Komunal të Pejës, Berat Ganiqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se të shtunën, Policia e Kosovës ka në këtë spital është sjellur një vajzë e moshës 25-vjeçare e cila sipas tij ishte dhunuar skesualisht.

Ganiqi ka thënë se vajza kishte edhe probleme psikike.

“Ditën e shtunë, isha dëshmitar i një skene të tmershme! Në Spitalin e Pejës, policia e solli një vajzë të moshës 25 vjeçare, spitali ushtonte nga britmat e saj. Njëhere nuk e kuptova arsyen, derisa mu kërkua nga policia që të largohem nga koridiori unë dhe çdo mashkull tjetër, sepse e njëjta ishte dhunuar dhe nuk dëshironte të shihte asnjë mashkull. U ndjeva keq, u ndjeva si i pavlerë në ato momente! Ishte trishtuese ta shikoje atë vajzë në atë gjendje, edhe me trishtues ishte fakti që vajza kishte edhe probleme psikike. Nuk kisha si të ndjehem ndryshe sepse dhunuesi ishte mashkull, ndërsa viktima ishte vajzë e pambrojtur. Për këtë llojë të mashkullit dënimi me vdekje duhet të ekzistonte.” – ka shkruar ai.

Tutje në shkrimin e tij ai ka kërkuar që të bëhen më shumë fushata sensibilizuese kundër dhunës.

“Ndonëse me bashkëshorten kishim shkuar në spital për gëzim, ky gëzim përnjëherë na u ndërpre! Më shumë së ditë kushtuar vajzave dhe grave, më shumë se fushata sensibilizuese kundër dhunës, na duhet edukim të gjinisë mashkullore dhe forcim të ligjit.” – ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)