Zbulohet arsyeja pse Szunyog u takua me kryetarin e ri të Listës Serbe

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 16:35
Zbulohet arsyeja pse Szunyog u takua me kryetarin e ri të Listës Serbe

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka qëndruar për vizitë në Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar kryetarin e ri të Listës Serbe, Zlatan Elekun, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Szunyog theksoi se me Elekun kanë biseduar për një sërë temash duke përfshirë edhe procesin e dialogut.

“Në një vizitë në Mitrovicën e Veriut sot, pata një takim njohës me Presidentin e sapozgjedhur të Listës Serbe, Dr. Zlatan Elek. Diskutuam një sërë temash, duke përfshirë zgjedhjet e parakohshme lokale dhe procesin e dialogut. I urova suksese në detyrën e re”, shkroi Szunyog në platformën X.


(Kosova Sot Online)