Zbulohen detaje nga takimi Lajçak - Petkoviq në Bruksel

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 17:01
Zbulohen detaje nga takimi Lajçak - Petkoviq në Bruksel

Për marrëveshjet e arritura mes dy vendeve deri tani, në veçanti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se bisedoi të hënën në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai njoftoi në rrjetin social X se një ekip ekspertësh nga Beogradi morën pjesë në bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe hartimin e draft-statutit të tij.

“Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë!” shkroi ai.

Propozimi i zyrtarëve perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

(Kosova Sot Online)