Dy qytetarë arrestohen në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 17:35
Dy qytetarë arrestohen në këtë vend të Kosovës

Raportohet se në Graçanicë ka ndodhur një rrahje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy qytetarë janë arrestuar për lëndim trupor ndaj një zyrtari të policisë, i cili në atë moment kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.

Në hetimin e rastit është përfshirë edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës, kanë konfirmuar për Paparacin nga IPK.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë incident që është raportuar pas mesnatës në Graçanicë. Hetuesit e IPK-së si dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës ka arrestuar në këtë rast dy qytetarë si të dyshuar për lëndim trupor ndaj një pjesëtari të PK-së (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare). Rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës kurse IPK është duke trajtuar rastin lidhur me dyshimin e prezencës së një zyrtari policor gjatë incidentit (edhe ky jashtë detyrës zyrtare) dhe lidhur me përgjegjësinë eventuale të tij për mos veprim”.

Ndërkaq për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në të cilën kanë qenë të përfshirë pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë të cilët kanë qenë nën ndikim të alkoolit, ku si pasojë njëri nga personat ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)