Zbulohet çfarë u bisedua në takimin e Osmanit me ministrin e Jashtëm të Somalisë

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 19:40
Zbulohet çfarë u bisedua në takimin e Osmanit me ministrin e Jashtëm të Somalisë

Me ministrin e Jashtëm të Somalisë, Abshir Omar Jama, është takuar sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani në platformën X, është shprehur se është e lumtur për këtë takim.

Derisa theksoi se gjatë këtij takimi u rikonfirmuan marrëdhëniet mes vendeve dhe mbështetjen e ndërsjellë.

“Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë, ndërsa diskutuam edhe potencialin për një bashkëpunim më të zgjeruar në fusha të ndryshme”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)