ZKM del me njoftim për regjistrimin e popullsisë

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 20:20
ZKM del me njoftim për regjistrimin  e popullsisë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM) njofton se Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka gati numrin e regjistruesve dhe monitoruesve bashkë me tabletët dhe pajisjet e nevojshme për regjistrim, për çka regjistrimi u shtye deri në prill të vitit të ardhshëm.

ZKM njofton se kryeministri Albin Kurti, vizitoi sot zyrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t’u njoftuar me punën e Agjencisë në planifikimin dhe realizimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, që do  të fillojë në muaji prill 2024.

“Kurti, u shoqërua nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri pa për së afërmi proceset teknike të përfunduara nga ASK, e që luajnë rol kyç në organizimin e procesit dhe mbarëvajtje e tij.

(Kosova Sot Online)