18-vjeçari nga ky vend i Kosovës dërgohet pa shenja jete në Emergjencë

  • A P /
  • 11 December 2023 - 20:55
18-vjeçari nga ky vend i Kosovës dërgohet pa shenja jete në Emergjencë

Në Emergjencë të Ferizajt, sot një 18-vjeçar është dërguar pa shenja jete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktima dyshohet se kishte vdekur në vendin e punës në një fabrikê në fshatin Nikadim të Ferizajt.

Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore


Këto informata i dha Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt.
“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete. Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në njê fabrikê në fshatin Nikadim të Ferizajt. Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore”, tha Veseli.

Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)