Ja ku do të jetë nesër nikoqir Albin Kurti

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 21:05
Ja ku do të jetë nesër nikoqir Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë nikoqir i Konferencës së donatorëve për strehimin të qëndrueshëm familjeve të komuniteteve jo shumicë të kthyera në Kosovë, ka njoftuar ZKM-ja teksa ka treguar për agjendën e kryeministrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Qëllimi i konferencës është që bashkë me parterë ndërkombëtarë të punohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për 60 familje të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të kthyera nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, thuhet në njoftim.

Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian njihen zyrtarisht nga Republika e Kosovës dhe të drejtat e tyre mbrohen me kushtetutë dhe ligjet në fuqi. 

(Kosova Sot Online)