Agim Bahtiri: Vetëvendosje bëri fushatë kundër meje prandaj e humba Mitrovicën

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 21:15
Agim Bahtiri: Vetëvendosje bëri fushatë kundër meje prandaj e humba Mitrovicën

 Agim Bahtiri, ka deklaruar se ka pasur edhe njerëz brenda Lëvizjes Vetëvendosje që kanë bërë fushatë kundër tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se edhe partitë e tjera dhe mediat kanë bërë fushatë kundër tij dhe sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të kalimit në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ju e dini qysh u kanë fushata, edhe mediat, janë kanë anti-Agim Bahtiri”, tha ai

“Mendoj që arsyeja ka qenë që kam kaluar në VV”, tha Bahtiri.

“Kam humbur për arsye se disa grupe të njerëzve të VV-së kanë bë anti-fushatë për mua. Janë kanë grupe të caktuara të njerëzve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)