Abdixhiku pas vizitës në Parlamentin Evropian: E ardhmja e Kosovës është Europa

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 22:20
Abdixhiku pas vizitës në Parlamentin Evropian: E ardhmja e Kosovës është Europa

Për vizitën dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg, ka njoftuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixiku ka theksuar se vizitën e ka nisur “me pjesëmarrje në ndezjen e qirinjëve dhe dritave të Krishlindjes, organizuar nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola”.

“Atë e falenderova për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës. Njëkohësisht i shpreha nevojën që në këtë periudhë të zhvillimeve përcaktuese në kontinent, ky institucion të ketë Kosovën dhe popullin e Kosovës në qendër të zhvillimeve në Ballkan”, thekson ai.

Abdixhiku thekson se e ardhmja e Kosovës është Europa.

(Kosova Sot Online)