Detaje nga takimi i Osmanit me deputeten britanike Alicia Kearns

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 22:47
Detaje nga takimi i Osmanit me deputeten britanike Alicia Kearns

Në margjinat e Forumit Doha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar deputeten britanike, Alicia Kearns, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Diskutime në kohë me një mike të dashur të Kosovës, Alicia Kearns në Doha Forum. Diskutuam zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. E falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Kujtojmë se Alicia Kerns ishte deputetja e parë që kishte ngritur zërin për armatimin e serbëve në veriun e Kosovës. Ajo madje kishte thënë se serbët, armatimin po e dislokojnë nëpër objektet e kultit, kisha e manastire.     

(Kosova Sot Online)