Meliza Haradinaj: Serbia dhe Azerbajxhani po i shërbejnë Putinit

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 08:09
Meliza Haradinaj: Serbia dhe Azerbajxhani po i shërbejnë Putinit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit të Azerbajxhanit në Serbi, Ilham Aliyev, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haradinaj ka shkruar se të dy vendet, Serbia e Azerbajxhani kanë rritur marrëdhëniet e tyre ushtarake dhe politike që nga viti 2011.Kjo sipas saj ka ndodhur kur Azerbajxhani kishte rritur shpresat për të fituar kontrollin e rajonit të ndarë të NagornoKarabakh dhe Serbia në anën tjetër kishte filluar fushatën e saj ilegale për të ndalur njohjet e pavarësisë së Kosovës, të cilën edhe të tutje Azerbajxhani nuk e njeh.

(Kosova Sot Online)