Hajdari raporton sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 08:10
Hajdari raporton sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mbledhja e këtij komisioni nis në ora 11:00

Ajo pritet të raportojë për nivelin e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë.

Më tutje është bërë e ditur se komisioni do të shqyrtojë edhe raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për metrologji, Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues dhe Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022.

(Kosova Sot Online)