Haxhi Shala dërgohet në Hagë

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 10:50
Haxhi Shala dërgohet në Hagë

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant Topi, është nisur në mëngjes për në Hagë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij Xhevdet Smakiqi, i cili bëri të ditur se për çka dyshohet ai.

“Haxhi Shala është nisur në mëngjes për në Hagë. Ai dyshohet për pengim në drejtësi, ndikim te dëshmitarët”, tha ai.

Ai u arrestua dje pasi Specialja kreu bastisje në pronat e tij dhe atë e dërgoi në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.

(Kosova Sot Online)