Bekim Haxhiu: Buxheti i vitit 2024, pasqyron diskriminimin që po i bëhet Drenicës

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 11:43
Bekim Haxhiu: Buxheti i vitit 2024, pasqyron diskriminimin që po i bëhet Drenicës

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Buxheti 2024 i propozuar nga Qeveria Kurti, pasqyron me së miri dallimin dhe diskriminimin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Haxhiu ka shkruar se emrat në Qeveri janë tjerë por sipas Haxhiut nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit.

“Jugonostalgjikët e ri në Qeveri, vazhdojnë traditën e diskriminimit ndaj Drenicës. Qeveria Kurti anashkalon Skenderajn nga investimet kapitale. Buxheti 2024 i propozuar nga Qeveria Kurti 2, pasqyron me së miri dallimin dhe diskriminimin regjional dhe politik që po i bëhet Drenicës. Sot emrat në Qeveri janë tjerë por nuk dallojnë asgjë nga mentaliteti, logjika dhe forma e veprimit si e kohës së Rankoviqit”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)