Mitrovica e Veriut hedh poshtë kërkesën për peticion, Uglanin: S’ishte në përputhje me udhëzimin administrativ

  • S.A /
  • 12 December 2023 - 12:07
Mitrovica e Veriut hedh poshtë kërkesën për peticion, Uglanin: S’ishte në përputhje me udhëzimin administrativ

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të  Veriut, Nexhat Uglanin, ka njoftuar se nuk e kanë pranuar kërkesën e qytetarëve për inicim të peticionit për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai ka deklaruar se  që kërkesa nuk ka qenë në përputhje me udhëzimin administrativ të hartuar nga MAPL.

699456

“Po, kemi marrë vendim, s’e kemi pranuar kërkesën. Nëse e dorëzojnë prapë kërkesën e njëjtë, prapë nuk e pranojmë se ajo duhet të jetë e bazuar sipas Udhëzimit Adminsitrativ”, tha ai.

Ai tha se i kanë përcjellë njoftim edhe MAPL’së që nuk e kanë pranuar kërkesën.

Uglanin bëri të ditur se grupi iniciues mund të dërgojnë prapë kërkesë për inicim të peticionit.

(Kosova Sot Online )