Zgjedhjet në Serbi, shoqata humanitare “Medvegja” në Zvicër: Duhet mobilizim urgjent

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 15:01
Zgjedhjet në Serbi, shoqata humanitare “Medvegja” në Zvicër: Duhet mobilizim urgjent

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi mbahen më 17 dhjetor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryesia e Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër ka kërkuar mobilizim urgjent, në mënyrë që të marrin pjesë në votime dhe të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve në mënyrë institucionale.

Shoqata Humanitare "Medvegja" në Zvicër i përkrah dhe i mbështet këto zgjedhje lokale, duke vlerësuar se ato janë shumë të rëndësishme për popullatën e mbetur shqiptare ne trojet etnike të Medvegjës.

Shoqata ka njoftuar të gjithë ata që e kanë këtë të drejtë, që janë siguruar autobusët, të cilët do të nisen nga Fushë Kosova dhe nga stacioni në Prishtinë, më 17 dhjetor 2023, në ora 07:00.

(Kosova Sot Online)