Ra nga ndërtesa ku punonte, humb jetën 61-vjeçari shqiptar në Itali

  • E.K /
  • 12 December 2023 - 15:26
Ra nga ndërtesa ku punonte, humb jetën 61-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali teksa ka qenë duke punuar.

Ngjarja ndodhi në Borghetto, ku pak minuta para orës 10 të mëngjesit në një kantier ndërtimi.

Mësohet se viktima, 61 vjeç, ishte në katin e katërt të godinës kur ra nga një lartësi rreth 8-10 metra.

Alarmi u ngrit menjëherë, me ndërhyrjen e një ambulance të Kryqit të Kuq të Loanos dhe ambulancës 118, por nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet.

“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar” -ka qenë komenti i kryebashkiakut Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit.

“Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë kursin e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, tha ai.

(Kosova Sot Online)