Ja kush do ta financojë linjën hekurudhore Prishtinë-Aeroport

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 16:17
Ja kush do ta financojë linjën hekurudhore Prishtinë-Aeroport

Në takimin e Këshillit Ministror, bashkë me ministrat e transportit nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, kemi diskutuar për progresin që është bërë në lehtësimin e transportit, ka deklaruar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit, në kuadër të procesit të modernizimit të transportit në gjashtë (6) vendet e Ballkanit Perëndimor, u mbajt takimi i Këshillit Ministror, ku bashkë me ministrat e transportit nga shtetet fqinje, diskutuam progresin që është bërë në rrugë e hekurudha, lehtësimin e transportit, korridoret dhe lidhjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor.”

Ai ka thënë se në këtë takim kanë marrë lajmin që linja hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë – Carralevë”, janë përfshirë në rrjetin e TEN-t, për të cilat Kosova ka qasje në fondet e BE-së.

Aliu tha se 50 për qind e fondeve janë grante për projekte hekurudhore dhe 40 për qind për ato rrugore.

“Në këtë takim të frytshëm që tregoi se është bërë shumë progres, morëm lajmin e mirë që linja hekurudhore “Prishtinë – Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë – Carralevë”, tashmë janë përfshirë në rrjetin e TEN-t, dhe rrjedhimisht kemi qasje në fondet e BE-së, ku prej tyre 50% janë grante për projekte hekurudhore dhe 40% për ato rrugore.”

Aliu ka bërë të ditur se në këtë takim ka prezantuar të arriturat tona rreth legjislacionit dhe direktivave të BE-së, progresin që është bërë në hekurudha e rrugë, e diskutuam për forma të reja të transportit, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe me ndikime sa më të vogla në mjedis.

“Njëherit, prezantuam të arriturat tona rreth legjislacionit dhe direktivave të BE-së, progresin që është bërë në hekurudha e rrugë, e diskutuam për forma të reja të transportit, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe me ndikime sa më të vogla në mjedis. U dakorduam që të vazhdojmë takimet koordinuese rreth synimeve afatgjata, në mënyre që të arrijmë objektivat e përcaktuara, dhe të punojmë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.”

(Kosova Sot Online)