Abdixhiku takon kryeministrin e Polonisë Donald Tusk

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 16:41
Abdixhiku takon kryeministrin e Polonisë Donald Tusk

Donald Tuskun që është zgjedhur si kryeministër i Polonisë, e ka uruar kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Tusk ka qenë dhe vazhdon të jetë mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i LDK’së.

“Donald Tusk është zgjedhur Kryeministër i Polonisë. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani.”

Abdixhiku ka shkruar se kur janë takuar një vit më parë, Tusk i kishte thënë që kur të fitojë garën për kryeministër “Kosova dhe LDK do të kenë një derë të hapur më shumë”.

“Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, më tha se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë. LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk.”

(Kosova Sot Online)