Ankohet Muharremaj: U diskriminuam nga Qeveria Kurti

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 17:30
Ankohet Muharremaj: U diskriminuam nga Qeveria Kurti

Ndihemi të diskriminuar nga Qeveria Kurti në shpërndarjen e fondeve për investime kapitale, ka deklaruar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Muharremaj tha se bizneset e Suharekës i paguajnë shumë para tatim Qeverisë, e cila, sipas tij, nuk ua kthen në të njëjtën mënyrë.

“Bizneset e Suharekës që i paguajnë tatim Qeverisë së Republikës së Kosovës janë pas Prizrenit menjëherë. Do me thënë japim një financë shumë të madhe, mirëpo mjetet që na kthehen janë shumë të vogla”, tha ai.

Por Muharremaj nuk deshi të ankohej shumë. Tha se me buxhetin komunal do të mundohen që t’i kryejnë “punët me sukses”.

Për Shtimen e udhëhequr nga LVV-ja, Qeveria ka paraparë që në buxhetin e vitit të ri t’i ndajë 102.15 euro për kokë banori. Ndërsa për Suharekën, janë ndarë 1.77 euro për kokë banori.

“Ndoshta kanë pasë nevojë më shumë Shtimja. Ne në Suharekë punojmë më shumë. Mirëpo unë mbroj interesin e qytetarëve të Suharekës”, tha Muharremaj.

(Kosova Sot Online)