Zbulohet arsyeja pse Bislimi u takua me ambasadorin turk

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 19:00
Zbulohet arsyeja pse Bislimi u takua me ambasadorin turk

Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, e ka pritur në takim zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në këtë takim, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale, mundësitë e thellimit të tyre dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.

“Republika e Kosovës i vlerëson lartësisht marrëdhëniet me Turqinë. Fuqizimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik, veçanërisht në fusha si shëndetësia dhe energjia në mes tjerash është objektiv e punë e përbashkët”.

“Gjatë bisedës, zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe angazhimin e Kosovës në këtë proces si palë konstruktive e aktive. Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin, bisedën e frytshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin nga zkm.

(Kosova Sot Online)