Ramabaja reagon pasi Lushtaku e quajti Kurtin 'Kurtoviq dhe Miladin Popoviq'

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 21:40
Ramabaja reagon pasi Lushtaku e quajti Kurtin 'Kurtoviq dhe Miladin Popoviq'

Pasi nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushaku e quajti kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin si “Kurtoviq”, teksa po e akuzonte për diskriminim ndaj Komunës së Skenderajt për sa i përket investimeve kapitale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I ashpër me Lushtakun ishte analisti Sadri Ramabaja.

Ramabaja tha se “gjuha e Lushtakut është gjuhë e rrugaqëve”.

“Nuk ka të drejtë të fyej, as më pak mbi nacionale. Është e ulët, gjuhë e rrugaqëve është ajo”, ka thënë ai.

“Pse i bejmë kryetarë e nënkryetarët rrugaqët. Unë habitem si lejohet kjo gjuhë e urrejtjes ekstreme”. Ka vazhduar Ramabaja.

(Kosova Sot Online)